Menu

BOSCH

Bosch

Një nga furnizuesit më të mëdhej të pjesëve të këmbimit për makina në botë. Prouktet kryesore që ofron Grupacioni BOSCH janë komponentet e makinave, duke përfshirë frenat, pajisjet për kontroll, drejtues elektrik, pjesë elektronike, sistemet e karburantit, gjeneratorë, komponenta për startim dhe të sistemit drejtues.

Më shumë informacion rreth markës në faqen zyrtare të WEB të BOSCH

 

Të rralla janë veturat, si dhe sisteme të tjera elektro-hidro-mekanike që nuk kanë komponente me nënshkrim nga kompania Bosch, pavarësisht nëse janë senzorë, injektorë, pompa, njësi qendrore apo teknologji komunikimi. Bosch është gjithashtu në shtëpi ku emri i kompanisë së themeluar që në vitin 1886 qëndron në miksera, frigoriferë dhe soba. Mund të thuhet se Bosch është një furnizues kryesor global i teknologjisë dhe shërbimeve në kuptimin e plotë të fjalës.

Në vitin 2013, afro 281,000 nga punonjësit e saj gjeneruan qarkullim prej 46.1 miliardë eurosh.

Aktiviteti i grupit është i ndarë në 4 fusha të biznesit: teknologjia e automjeteve, teknologjia industriale, mallrat e konsumit dhe energjia dhe teknologjia e ndërtimit. Grupi Bosch mbulon shoqërinë Robert Bosch GmbH dhe më shumë se 360 filiale dhe kompani rajonale në rreth 50 vende. Me përfshirjen e partnerëve të saj në shitjet dhe shërbimet, Bosch përfaqësohet në afro 150 vende.

Fuqia e Bosch-it qëndron në shkathtësinë dhe gjithëpraninë e saj, ashtu si dhe në fushën e pajisjeve automobilistike me mbi 450,000 pjesë këmbimi të ndryshme në dispozicion dhe më e rëndësishmja – të gjitha ato arrijnë shpejt dhe me kohë tek klientët, të cilëve u sigurohet shërbimi me garanci.


Sektori i “Mobility Solutions” është sektori më i madh i biznesit në Grupacionin Bosch. Në vitin 2013, sektori gjeneroi xhiro prej 30.6 miliardë eurosh, duke bërë gati 66% të xhiros së përgjithshme të Grupit. Kjo e bën Bosch Group një nga furnizuesit kryesorë të pajisjeve automobilistike. Mobility Solutions kryesisht merret me fushat e mëposhtme: Teknologjia e injektimit për motorët me djegie të brendshme, konceptet alternative të pajisjeve të makinës, periferitë efikase dhe të rrjetëzuara të pajisjeve të makinës, sistemet e sigurisë aktive dhe pasive si dhe sigurinë e drejtimit, funksionin e asistimit, teknologjia e info-zbavitjes e përshtatur ndaj përdoruesit dhe komunikimin mes automjeteve si dhe teknologji dhe shërbime të tjera për tregun e automjeteve. Bosch ka merita për risitë më të rëndësishme në industrinë e automobilave, të tilla si menaxhimi elektronik i motorit, sistemi i stabilitetit ESP, dhe teknologjia e injektimit të karburanteve si common rail.

Prania e Bosch-it është aq mbresëlënëse dhe e bollshme sa është e pamundur të prezantohet shkurtimisht në tërësi, kështu që është më mirë të shihet vetëm lista e zonave dhe aktiviteteve në të cilat operon kompania.

Në 2014 Bosch morri edhe ZF Lenksysteme GmbH (ZFLS). ZFLS zhvillon, prodhon dhe shet sistemet e menaxhimit të makinave në të gjithë botën. Me blerjen e plotë të ZFLS, Bosch rriti aftësinë e saj për të formuar në mënyrë aktive të ardhmen e automjeteve. Kompania është një udhëheqëse e teknologjisë të servo- drejtimit elektrik, e cila është një teknologji themelore për drejtim të automatizuar për makinat efikase dhe veturat elektrike.

Bosch gjithashtu merr 50% të aksioneve në Siemens në ndërmarrjen e përbashkët BSH Bosch und Siemens Hausgeräte GmbH (BSH). BSH përshtatet në mënyrë të përkryer me parimin udhëzues strategjik: “teknologji për jetë”. BSH bëhet një degë në pronësi të Grupacionit Bosch.

Aktivitetet e kompanisë BOSCH

Teknologji automobilistike
Pjesë këmbimi, diagnostikim, punëtori
Multimedia
Sistemet eBike
Vegla
Sistemet e sigurisë
Komunikime
Teknologjia e parkimit
Teknologji termike
Teknologji solare
Inovacione në programim
Shëndetësi
Energjia dhe zgjidhje në ndërtimtari
Zhvillim i qëndrueshëm

Robert Bosch (1861 – 1942)

Industrialist, inxhinier dhe shpikës, themelues i Robert Bosch GmbH

I lindur në Gjermani në vendin Albeck në verilindje të Ulmit.
ishte një nga 12 fëmijët e një fermeri me pozitë të mirë. Robert Bosch hap punëtorinë e tij për mekanikën precize dhe inxhinierinë elektrike në 25 në Stuttgart. Në vitin 1897 ai bëri një përmirësim vendimtar në një pajisje të jopatentuar të ndezjes magnetike të bërë nga prodhuesi i motorit Deutz, duke siguruar suksesin e tij të parë në biznes. Qëllimi i pajisjes ishte të gjeneronte një shkëndi elektrike për të ndezur përzierjen e ajrit dhe karburantit në një motor të palëvizshëm. Në 1897, Bosch ishte i pari që përshtati një magnet në një motor automjetesh. Duke vepruar kështu, ai zgjidhi një nga problemet më të mëdha teknike me të cilat përballej industria e re e automobilave. Shpikja e kandelës së parë të tensionit të lartë komercial, si pjesë e një sistemi të ndezjes me bazë magnetike nga inxhinieri Robert Boschit – Gottlob Honold në vitin 1902, ishte faza kryesore në zhvillimin e motorit me djegie të brendshme.
Bosch shpejt e tejkaloi tregun gjerman dhe hap zyra në Amerikë në vitin 1906, dhe në 1913 në Australi, Afrikë dhe Azi. Ai është gjithashtu një nga industrialistët e parë në Gjermani që prezantoi orarin me tetë orë punë.

Sistemet kyçe dhe shpikjet:
1902 Kandela
1909 Pompa e vajit
1913 Dritat e automobilit
1914 Starterin (Impianti i starerit)
1921 Sirena elektrike
1923 Ventilat e gomave
1927 Sistemi i injektimit me naftë
1927 Frenat me servo
1926 Fshirëse xhamash
1928 Sinjalin e treguesit
1930 Drita per mjegull
1936 Ngrohja e makinave
1958 Alternatori (gjeneratori)
1967 Injektimi elektrik i benzinës
1971 H4 poçat
1976 Lambda-senzorët
1978 ABS
1980 Elektronika e kontrollit të jastëkut mbrojtës të ajrit
1983 Navigacioni elektronik “EVA”
1986 Kontrolli i tërheqjes
1993 Aasistenca në parkim
1995 Kontrolli i stabilitetit
1997 Injektimi Common-rail
2000 Tempomati
2001 Sistemi aktiv kundër ndeshjes
2005 Pamja gjatë natës
2007 Sistemi star-stop
2010 Hibridi paralel